Skip to content

“Mos guxoni të merrni telefonin tim”/ Erald Kapri: Pjesë marrja e Brahos në Këshillin e Mandateve, mesazh për Ramën! Në korridoret e Kuvendit flitet për…

Capture 208

Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho është sot bashkë me tre prokurorë të SPAK në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku po flitet në lidhje me heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, çka i hap rrugë arrestimit të kësaj të fundit.

I ftuar në “Programin e Drekës” në News24, deputeti Erald Kapri, u shpreh se pjesëmarrja e Brahos në mbledhje është një mesazh për kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij ka nisur një luftë të hapur me drejtësinë.

“Prezenca e Brahos mund të jetë mesazh për Ramës që ka nisur një betejë të hapur me drejtësinë. Ashtu siç po flitet në korridoret e Kuvendit që mund të bëjë ndryshime kushtetuese që t’i ‘presë duart’ SPAK. Kujtoj këtu deklaratat kërcënuese në media kur thoshte: Mos ma prekni telefonin”, tha ai.