Skip to content

Myrto Uzuni në “hall” pasi hodhi lekët “lumë” në dasmën e motrës, i kërkon Rey Manajt 1 milion euro (VIDEO)

900 0 1765960996x558372140 1369189505209188 6104981246808861467 n 945 750x375 1

Myrto Uzuni prej javësh tashmë është në qendër të mediave sportive në vendin tonë dhe jo vetëm. Lekët e hedhura “lumë” në dasmën e motrës po bëjnë ende shumë “zhurmë”. Edhe pse kanë kaluar tashmë disa javë, sërish flitet për to.

Së fundmi Myrto Uzuni është i ftuar në “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku padiskutim pa folur edhe për paratë e hedhura në dasmën e motrës. Në një postim në rrjetet sociale të vetë Arbanës, sulmuesi është shprehur se edhe po të mos hidhte sërish do ta shanin, teksa nënvizon se janë lekët e tij të fituara me djersë dhe nuk i jep llogari askujt.

“Të mos hidhja lekë te dasma e motrës do thonin pse nuk hodhe se mer miliona në Amerikë. Pastaj, unë të miat hodha që i kam fituar me djersë. Kritikat janë kështu, të pashmangshme.

Jam rritur në varfëri. Para stërvitjes haja bukë ujë dhe sheqer. Prindërit thonin merru me ndonjë pune qe te sjellë para në shtëpi”, është shprehur Uzuni.

Ndërkohë gjatë bisedë ai i ka bërë një “prank” Rey Manajt, për të parë edhe reagimin e lushnjarit. Uzuni e ka telefonuar shokun e skuadrës te Kombëtarja dhe i ka kërkuar 1 milionë euro, me idenë se i duhen, pasi ka mbetur keq pas dasmës së motrës.

Përgjigjja e sulmuesit lushnjar padiskutim shkaktoi shumë të qeshura, i cili dëgjohet t’i thotë që t’ia shpjegojë situatën se si është, pasi s’mund t’i kërkojnë direkt 1 milionë euro.

Uzuni: Ore më duhen 1 mln euro o vlla se më kushtoi shumë dasma e motrës.

Manaj: Po dale një sekond me shpjego gjërat njëhere se ti mer në telefon më thua direkt 1 mln euro”, është biseda mes futbollistëve të Kombëtares, ndërsa intervistën e plotë të Myrto Uzuni mund ta ndiqni në VIDEO”.