
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Berat pranë fshatit Velmish.
Një automjet tip “Benz” me drejtues Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor dhe për pasojë drejtuesi i tij, i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar.
Ai është transportuar me urgjencë drejt qëndrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hertmor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe disiplinimin e trafikut.
Ky aks njihet si njollë e zezë për aksidentet e shumta që ndodhin në të, që jo pak herë kanë përfunduar me pasoja fatale për jetën.