Skip to content

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci sërish në SPAK/ Do i komunikohet mbyllja e hetimeve

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e SPAK.

Siç raporton gazetarja e Fax News, Vanesa Rahmani, Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor).

Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender, janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

Benet Beci ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, si dhe për disa vite ka qenë drejtor i KESH-it, post nga i cili u largua në vitin 2021, kur kandidoi për deputet të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës.

Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.