Skip to content

Arrestohet në Serbi 23-vjeçarja, bashkëpunëtore e një vjedhjeje me dhunë në Tropojë

Policia e Shtetit njofton se është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, u arrestua në Serbi shtetasja R. R., 23 vjeçe, e cila ishte e kërkuar ndërkombëtarisht. Arrestimi u koordinua nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit.

R. R. ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit në vitin 2024 me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e vitit 2021 kishte ndodhur në fshatin Dojan, Tropojë, ku R. R. dhe bashkëpunëtori i saj, V. M., vodhën me dhunë një shtetase, duke i marrë celularin dhe një shumë parash në euro.

Autoritetet po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 23-vjeçares drejt Shqipërisë.