Taulant Balla organizoi në Berat me ndihmën e ish kryebashkiakut Ervin Demo festën e fundvitit të grupit parlamentar të PS.
Dy burime nga brenda grupit të PS i thanë Top Channel se nuk morën pjesë në këtë festë kryesocialisti Edi Rama.
Krahas të paktën 10 deputetëve të tjerë nga grupi PS që munguan ishte edhe deputetja e qarkut Fier njëherazi zëvendëskryeminstrja Belinda Balluku.
Një burim nga grupi PS në kushtet e anonimatit e përshkroi festën “si një event për ti dhënë një atmosferë normaliteti këtij fund viti paçka një situate jo edhe aq rozë për PS”.
Kjo ishte festa e parë e një formati të gjerë të grupit të PS ku gati 60% e tyre për herë të parë janë ulur në parlament si deputetë të kësaj force politike.
