YlliI Barcelonës Lamine Yamal është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, teksa së fundmi, në kanalin e tij në YouTube, i ka bërë edhe një “home tour” banesës ku po jeton aktualisht.

Talenti I Barçës zbulon detaje nga përditshmëria e tij, mes riteve të vogla, zakoneve të çuditshme dhe objekteve personale.

Ambientet pasqyrojnë personalitetin e tij: statuja, konzola videolojërash dhe aroma e vazhdueshme e vaniljes.

Yamal flet me humor për një zakon të pazakontë. “Ja pse nuk mund të kem të dashur, sepse zgjohem natën”,  thotë ai, duke treguar se shpesh çohet për të ngrënë biskota.

Mes relikeve në banesë spikat topi me të cilin shënoi ndaj Francës në gjysmëfinalen e “Euro 2024”, të cilin e quan “gjëja më e çmuar e shtëpisë sime”.

Pranë shtratit ruan një foto nga fëmijëria, ndërsa një frigorifer i vogël është bërë simbol i rutinës së tij.

Së shpejti ai do të largohet nga kjo shtëpi që ndan me mikun Sohaib dhe kushëririn Mohamed Abde, për t’u transferuar në ish-banesën e Gerard Pique dhe Shakirës, e cila kushton rreth 14 milionë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re