Për të frenuar një rënie edhe më të fortë të euros në vitin që vjen, Banka e Shqipërisë do të rrisë blerjet e valutës në tregun e brendshëm.
Nga 350 milionë euro që ishte sasia e domosdoshme e rezervës valutore për këtë vit, do të rritet në 450 milionë euro në vitin 2026.
Në prag të festave të fundvitit monedha evropiane ka regjistruar një minimum të ri historik, duke rënë në vlerën më të ulët të saj prej 96.4 lekë.
Volumi i lartë i valutës në treg ka bërë që Euro të zhvlerësohet edhe më shumë. Në çdo fundvit monedha evropiane nënçmohet për shkak edhe të kthimit të emigrantëve për festat, që e shtojnë më shumë sasinë e valutës në treg.
Për të frenuar një rënie edhe më të fortë të euros në vitin që vjen, Banka e Shqipërisë do të rrisë blerjet e valutës në tregun e brendshëm. Nga 350 milionë euro që ishte sasia e domosdoshme e rezervës valutore për këtë vit, do të rritet në 450 milionë euro në vitin 2026.
Në kalendarin e ndërhyrjeve për vitin e ardhshëm, banka ka planifikuar 26 ankande, me synim blerjen e rreth 100 mln euro më shumë se plani i këtij viti.
- “Me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 mld euro gjatë vitit 2026”, thotë banka.
Ndërhyrjet e para në treg do të bëhen në 19 shkurt 2026, dhe do të mbyllen më 18 dhjetor.
