VIDEO/ Aksident tragjik në autostradën Levan–Tepelenë, humb jetën 20-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepelenë , në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Cakranit” . ..,
Dy automjete tip “ Benz” dhe “ Peugeot” janë përplasur me njëra – tjetrën , dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 30- vjeçar i identifikuar me inicialet O. M..
Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “ Benz” i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit , teksa 20- vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale për jetën.