Skip to content

Tragjike/ Makina bie në lumë, humbin jetën 3 persona mes tyre një i mitur

900 0 1766848422x8 1 272

Një tragjedi është regjistruar në Yakutsk,në Rusi, qyteti i njohur për temperaturat ekstremisht të ulëta, kur një automjet i vogël që transportonte pasagjerë u përplas përmes akullit të lumit Lena, pranë një zone ku hidhen ujërat e ndotura.

Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona humbën jetën, përfshirë një fëmijë të mitur, ndërsa pesë të tjerë u dërguan menjëherë në spital për trajtim.

Temperaturat në këtë rajon të Rusisë, arrijnë rreth -45 gradë celcius, gjë e cila i bën incidentet shumë të rrezikshme për jetën.

Ekspertët e sigurisë thonë se këto “kalime të paautorizuara” mbi akull janë shumë të rrezikshme, megjithëse akulli duket i fortë dhe i qëndrueshëm.