Skip to content

Kurti drejt fitores/ Lapaj: Urime Kosovë, ka lezet demokracia. Në Shqipëri hajdutët e lanë atdheun të mjeruar

adriatik lapaj

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti po shkojnë drejt fitores, me 49, 74 % ose 424, 874 vota.

Në reagimin e tij Lapaj ka uruar Kosovën për procesin demokratik.

“Urime Kosovë! U ka lezet demokracia! Turp e faqe zezë që në Shqipëri ende vidhet e deformohet vota. Hajdutët e lanë atdheun të mjeruar”, shkruan Lapaj në postimin e tij në Facebook.