Skip to content

Shpërthen boksi elektrik në një pallat në Perash në Shkodër, plagoset punonjësi i OSHEE-së

800 0 ambulance

Shpërthen boksi elektrik në një pallat në Perash në Shkodër, ndërkohë që një person ka mbetur i plagosur.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se nga shpërthimi është dëmtuar një lexues i OSHEE. Ky i fundit ka mbetur i plagosur sapo ka hapur boksin për të lexuar matësin elektrik.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.