Situata në Vlorë mbetet shqetësuese. Qytetarët përballen prej pesë ditësh me mungesën e ujit të pijshëm. Qytetarët kanë zhvilluar protestë para bashkisë së Vlorës, duke kërkuar zgjidhje të kësaj situatë.
Ndërkohë, këtë të hënë Ujësjellësi i kanalizimeve në Vlorë, ka reaguar me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët. Ai ka paralajmëruar banorët që të marrin ujë nga autobotet.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.
Faleminderit!
