Skip to content

Kurti fiton zgjedhjet, Spiropali: Fushatë dhe proces me standarde të larta! Shqipëria dhe Kosova ecin krah për krah nën rrugë europiane

Capture 323 589x450 1


Ministrja e Jashtme Elisa Spirapali ka uruar qytetarët e Kosovës për një proces model zgjedhor të zhvilluar ditën e djeshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se ka uruar kreun e Vetëvendosjes për fitoren, ndërsa shton se “Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane.

Postimi i plotë

Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë.
Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura.
Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është më e madhe se çdo kufi.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkurti fiton zgjedhjet spiropali fushate dhe proces me standarde te larta shqiperia dhe kosova ecin krah per krah nen rruge europiane%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb