Skip to content

“Kushtetuesja tha se Tirana e ka kryetarin. Por ku e ka? Ta nxjerrin pra dhe të bëjë detyrën”, Rama flet për Veliajn: Nëse gjendet i fajshëm të shkojë të bëjë dënimin

veliajaa

Në fund të konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama foli dhe për mbajtjen në qeli të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar burgosjen e tij të padrejtë.

Rama tha se nuk ka ndodhur në asnjë vend që të rrëmbehet kryebashkiaku dhe të lihet në qeli pa gjyq.

“Ka deri në zgjedhje edhe 1 vit e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie, nuk funksionoi se Gjykata Kushtetuese tha se Tirana e ka kryetarin. E ka Tirana, por ku e ka? Ta nxjerrin pra, ta çojnë atje të bëjë detyrën dhe pastaj nëse gjendet i fajshëm të shkojë të bëjë dënimin. Çfarë bëhet këtu kështu. Kjo nuk shkon”, tha Rama.

Edi Rama: Erion Veliaj në qeli, është I kycur në qeli pa gjyq dhe ndërkohë vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma se kam marrë vesh cfarë ka bërë konkretisht. Nuk e kam kuptuar cfarë ka bërë. Korrupsion në rastin e fjalës nuk kam parë. Unë di një gjë që cdo qytetar i republikës që nuk është pjesë e organizatave kriminale. Përjashto rastet ku përfshihet dhe korrupsioni në flagrancë që përsëri është fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim të gjitha rastet e tjera duhet të jenë shumë të argumentuara.

Unë argumenta vec asaj që thotë Këshilli I Evropës nuk kam parë. Sic ja  bënë Hashim Thacit, rrezik për intimidim e morën dhe e rrasën brenda, po doli I pafajshëm, kush ja kthen ato vite mbrapsht. Ka një akuzë që ja mbështet populli I vet, rast tipik. Kryetar bashkie, teknika e marrjes së kryetarit të bashkisë, sin ë rastin e atij të Tropojës që jo ke firmosur jo s’ke firmosur. Ai është xgjedhur nga populli, mere gjykoje, ka të drejtën e gjyqit njeriu dhe në fund me prova fute në burg. Por smund ta burgosësh se do ti, se ndjehesh ti I fortë, nuk e bën asnjë vend.

Ka deri në zgjedhje edhe 1 e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie, nuk funksionoi se Gjykata Kushtetuese tha se Tirana e ka kryetarin. E ka Tirana, por ku e ka? Ta nxjerrin pra, ta çojnë atje të bëjë detyrën dhe pastaj nëse gjendet i fajshëm të shkojë të bëjë dënimin.

Çfarë bëhet këtu kështu. Kjo nuk shkon. Këto janë probleme që duhen marrë seriozisht nga të gjithë, nga qeverisja e gjyqësorit, ILD, Këshilli, vetë protagonistët. Këtu janë njerëzit, të hetohen, të gjykohen dhe të ndahet shapi nga sheqeri. Ça janë këto kontrolle banesash për gjëra që kanë ndodhur para 5 vitesh? Si mund të ndodhë kjo? Kontrolli i banesave ka rregulla po të shohësh ligjin, jo të shkosh të futesh atje dhe të kapësh ça të kapësh, të shohi…