Skip to content

EMRAT/ Zyrtare, Tirana njofton 9 largime

Tirana ka zyrtarizuar largimin e nëntë futbollistëve nga organika e saj.

Klubi njoftoi se Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez nuk janë më pjesë e skuadrës.

Largimet janë kryer me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Ky vendim vjen në kuadër të një riorganizimi të thellë, të nisur prej javësh.

“Tirana njofton largimin e këtyre futbollistëve nga organika e tyre, Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez. Këto ndryshime janë realizuar me marrëveshje të përbashkët, me qëllim që të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme. Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”, shkruan klubi.

Pozicioni i fundit në renditje dhe rreziku i rënies nga kategoria kanë shtyrë drejtuesit të ndërmarrin masa drastike.

Gjatë këtij sezoni Tirana ka ndërruar tre trajnerë. Në merkaton e dimrit priten afrime të shumta në të gjitha repartet, nën drejtimin e drejtorit sportiv Omer Bunjaku.