Skip to content

U ekstradua nga Britania e Madhe për akuzën e vrasjes me paramendim, gjykata e Elbasanit i jep pafajësinë Donald Hoxhës

Prokuroria kërkoi 16 vite burgim për Donald Hoxhën. Hoxha i dyshuar për akuzën e vrasjes me paramendim

Hoxha akuzohet në rolin e ndihmësit në vrasjen e R.Rexhepit

Donald Hoxha u ekstradua nga Britania e Madhe.

Prokuroria e Elbasanit u shpreh se do të ankimojmë vendimin.

Donald Hoxha 34-vjeç është arrestuar në Londër. 34-vjeçari rezulton i akuzuar për vrasje me paramendim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”.