
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec ku një 12-vjeçare ka rezultuar shtatzënë rreth 22 javëshe, pas një vizite në spitalin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se, e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar.
Ky i fundit mendohet se kishte njohje familjare me familjen e të miturës.
Rasti ishte evidentuar pasi vajza kishte pësuar ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Aty u konfirmua edhe shtatzënia.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e të moshuarit, një 70 vjeçar.
Ai dyshohet se ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që të mos e tregonte ngjarjen.
Aktualisht nga efektivët e policisë së Korçës po kryhen veprimet hetimore.
Ata kanë marrë në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.
