
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, ku një person është gjetur i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati.
Bëhet fjalë për Edmond Angjelin, 66 vjeç.
Sipas informacioneve, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit.
Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person te moshuar mashkull pa shenja jete.
Ndërkohë, policia thotë se, i ndjeri ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
“Në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi E. A., 66 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe, si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit“, thotë policia në informacionin e saj paraprak.



