
Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eduart Kaloshi, është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Shtetet e Bashkuara.
Në foto duket hetuesi i BKH-së me kreun e FBI, Kash Patel.
“Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasada e SHBA.
Mesazhi është i qartë: Mbështetje për punën e SPAK.
“Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, shkruan mes të tjerash ambasada amerikane.




