Teksa barra tatimore rëndon jo pak qytetarët, biznesi i madh rezulton se bën evazion në nivele të frikshme. Vetëm një kontroll rutinë ka zbukuar se në një kompani me objekt tregtim mishi e përpunim rezultojnë fshehje të ardhurash dhe diferencë tatimore e lartë.
Përkatësisht mbi 4 ton me evazion fiskal prej 6.4 milion euro.
Tatimet e kanë fshehur emrin e biznesit VIP me super evazion, ndërsa burimet për media bënë me dije se bëhet fjalë për kompaninë K…. Shpk.
Pak ditë më parë edhe media oranews raportoi se disa kompani mes tyre edhe Kazazi ishte përfshirë në evazion fiskal masiv.
Nga administrimi i dokumentacionit ka rezultuar se Kazazi deklaronte më shumë blerje dhe më pak shitje, duke shitur mish pa faturë, duke kryer miliona euro evazion fiskal, me qëllim shmangien e taksave.
Në krye të skemës qëndron Vasip Kazazi, administrator dhe bashkëpronar i kompanisë së mishit Kazazi Meat shpk.
