
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara për çështje si trafiku i drogës, nafta dhe migracioni, pas rritjes së tensioneve mes dy vendeve.
Sipas mediave te huaja, Maduro tha se është i hapur për dialog “kurdo dhe kudo”. Ai shmangu komentet e drejtpërdrejta mbi pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump për një sulm amerikan ndaj një strukture ankorimi në Venezuelë, gjë që thuhet se u krye nga CIA.
Në total, ka pasur më shumë se 30 sulme ndaj anijeve si pjesë e “luftës kundër drogës” të administratës Trump, me më shumë se 110 persona të vrarë që kur SHBA-të kryen sulmin e parë ndaj një anijeje në ujërat ndërkombëtare më 2 shtator.



