Skip to content

‘Numër alarmant aksidentesh në rrugën e Kombit’, PD denoncon: Papërgjegjshmëri e qeverisë. Nuk u mor asnjë masë parandaluese

IMG 1482

‘Numër alarmant aksidentesh në rrugën e Kombit’, PD denoncon papërgjegjshmërinë e qeverisë: Nuk u mor asnjë masë parandaluese.

Partia Demokratike denoncon me forcë papërgjegjshmërinë e plotë të institucioneve shtetërore, të cilat, edhe pse ishin të paralajmëruara për motin e keq, nuk morën asnjë masë parandaluese në Rrugën e Kombit. Mos hedhja e kripës dhe neglizhenca e plotë e qeverisë kanë sjellë kaos në qarkullim dhe një numër alarmant aksidentesh, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=488&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnumer alarmant aksidentesh ne rrugen e kombit pd denoncon papergjegjshmeri e qeverise nuk u mor asnje mase parandaluese%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebKjo është një tjetër provë e dështimit të qeverisë për të garantuar sigurinë publike dhe e arrogancës së një pushteti që ka braktisur qytetarët e tij. Partia Demokratike i kërkon institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë dhe të marrin përgjegjësi për pasojat e kësaj papërgjegjshmërie.

 

Në emër të Partisë Demokratike, u bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, pasi qeveria ka treguar edhe një herë se është e paaftë dhe e pavullnetshme për të përmbushur detyrimet e saj më minimale ndaj sigurisë së qytetarëve!