Gjuhë që përmbajnë shprehje të rënda, plus fjalën “revolucion”, siç në politikën shqiptare janë shfaqur dhe në atë boshnjake. Jo nga opozita por nga pushteti.

Eshtë Ministri i Sigurisë, serbi Dragan Mektiç, ai i cili u bëri thirrje qytetarëve që të përmbysnin pushtetin aktual qeverisës.

Mektiç shkroi të dielën vonë në Twitter: “Të dashur qytetarë, tani është koha që ta detyrojmë këtë llum të largohet nga qeverisja, qoftë edhe me forcë. Nëse duam të mira për veten dhe fëmijët tanë, kjo është zgjidhja e vetme. ”

Ministri Mekiç shkroi në një postim të mëparshëm: “Revolucioni është zgjidhja”.

Partitë politike etno-kombëtare që kanë qenë në pushtet në Bosnje dhe Herzegovinë në muajt e fundit po përballen me tensione të forta në mes vete, në një kohë kur situata në rajon nuk duket aspak e favorshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re