Skip to content

Protesta para Kryeministrisë, aktivistët e “Shqipëria Bëhet” ngrenë çadra në bulevard

WhatsApp Image 2026 01 04 at 14.29.22

Aktivistët dhe protestuesit e Lëvizjes Shqipëria Bëhet kanë ngritur dy çadra para Kryeministrisë ditën e sotme, gjatë protestës së organizuar.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas skandaleve të qeverisë, ndërsa bënë thirrje për një qeveri tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike në vend.

Sakaq, gjatë protestës pati edhe përplasje me efektivët e policisë, që shtynë protestuesit.