Koreja e Veriut denoncoi sulmet e SHBA-së kundër Venezuelës, duke thënë se akti përbën “formën më serioze të shkeljes së sovranitetit”, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Ministria e Jashtme “dënon fuqimisht aktin e hegjemonisë të kryer nga Shtetet e Bashkuara në Venezuelë”, tha një zëdhënës i ministrisë.
“Incidenti është një shembull tjetër që konfirmon edhe një herë natyrën e pamëshirshme dhe brutale të Shteteve të Bashkuara”, shtoi zyrtari, sipas KCNA.
Njoftimi erdhi pasi Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike këtë mëngjes, ditën kur udhëheqësi i Koresë së Jugut fillon një vizitë zyrtare në Kinë, aleatin kryesor të Phenianit.
