Presidenti amerikan Donald Trump e ka seriozisht kur thotë se dëshiron të pushtojë Groenlandën, tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen në një deklaratë.
“Për fat të keq, mendoj se duhet ta marrim seriozisht presidentin amerikan kur thotë se dëshiron Groenlandën”, tha kryeministria për transmetuesin publik DR.
- “E kam bërë shumë të qartë qëndrimin e Mbretërisë së Danimarkës dhe Groenlanda ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara”, shtoi ajo.
“Nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë një vend tjetër të NATO-s, gjithçka ndalet”, theksoi Frederiksen/CNN
