“Në Surrel do zbarkojnë ‘deltat’ tona”, Berisha-Ramës: Nuk je Maduro, je Ramaduro

Ashtu siç ishte paralajmëruar, këtë të hënë, 5 dhjetor, Partia Demokratike iu rikthye foltoreve para godinës së Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha u ndal tek arrestimi i ish-presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro duke e cilësuar si operacionin më të mirë në histori, ndërsa nuk harroi ta krahasonte atë me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, viti 2026, ngjason shumë në histori me periudha të rrëzimit të diktakturave komuniste.

“Ky akt solli ngricë të madhe, tmerr e terror në Surrel. Edi Rama ngriu, e kyçi dje podcast-in e tij, se çeli një fjalë goje. Ua them unë ju pse ky është Ramaduro, njësoj si Maduro, mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin. I lidhur direkt me kartelet më të fuqishme në Europë”, tha kryedemokrati, për kreun e qeverisë shqiptare.

Më pas, Berisha lëshoi edhe një ultimatum për Ramën.

“Dhe me Lindat e tij vjedh qindra mln euro nga AKSHI. Olsi i Ramaduros instalonte fabrikën e parë të drogës në Xibrakë. E kuptoni pse thonte në artikull se jam Maduro. Jo jo je Ramaduro. a ku i ke Deltat Ramë, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin”.

Kjo është foltorja e shtatë në radhë e demokratëve kundër qeverisë.