
Anis Mehmeti po kalon një formë fantastike këtë sezon, duke u bërë lider absolut te skuadra e tij, Bristol City.
Klubi i Championship-it, falë kontributit të Anis Mehmetit, vijon të ëndërrojë ngjitjen në Premier League sezonin e ardhshëm.
Gjatë këtij sezoni, Anis Mehmeti ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asistime. Forma e tij e shkëlqyer nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadra të tjera evropiane.
LEXO EDHE: VIDEO/ Vazhdon të injorohet nga Sylvinho, Mehmeti vijon me golat në Angli
Klubi anglez ku luan shqiptari bën me dije se për anësorin kuqezi ka shfaqur interes një skuadër franceze, ndërsa emri i saj ende nuk është bërë publik.




