
Juventusi ka nisur konkretisht lëvizjet për rikthimin e Federico Chiesas në merkato dimërore.
Drejtuesit bardhezi kanë kontaktuar rrethin e lojtarit për të vlerësuar një huazim deri në fund të sezonit nga Liverpooli.
Chiesa po kërkon më shumë hapësira, pasi këtë sezon ka luajtur pak në Premier League. Rikthimi në Itali do t’i shërbente edhe në aspektin e kombëtares, në prag të Botërorit.



