Skip to content

Të shtëna me armë pranë pallatit presidencial


Të shtëna me armë zjarri të rënda u raportuan pranë pallatit presidencial në Karakas, disa ditë pas arrestimit të udhëheqësit venezuelian Nicolás Maduro, sipas postimeve që qarkullojnë në median sociale.

Videot e shpërndara në internet të hënën treguan automjete të blinduara sigurie në rrugët pranë pallatit presidencial ”Miraflores”, ndërsa dëgjoheshin të shtëna me armë.

Rrethanat e incidentit nuk ishin menjëherë të qarta.

Venezuela është shtëpia e një sërë grupesh të armatosura, duke përfshirë organizata kriminale dhe paraushtarakë pro qeveritarë të njohur si ”colectivos”.

Të shtënat me armë nuk janë të rralla në disa lagje të kryeqytetit.

Të shtunën në mëngjes, SHBA-të sulmuan objektiva në Venezuelë, kapën Maduron dhe gruan e tij, Cilia Flores dhe i nxorën jashtë vendit.

Çifti u paraqit në një gjykatë të Nju Jorkut të hënën për t’u përballur me akuza që lidhen me vepra të dyshuara penale të drogës.

Zëvendëspresidentja e Maduros, Delcy Rodríguez, u betua si presidente e përkohshme të hënën.

E ardhmja politike e vendit të pasur me naftë mbetet e pasigurt.