Skip to content

Moti i keq, lumi Drin përmbyt shëtitoren në lagjen Skëndërbeg në Lezhë

Shëtitorja në lagjen Skëndërbeg në Lezhë është nën pushtetin e ujit. Prurjet e shumta të Lumit Drin kanë përmbytur shtetiroren.

Prej oreve të para të mëngjesit të së martës strukturat e Bashkisë Lezhë, kanë dalë në terren ku policia bashkiake ka bllokuar lëvizjen në disa rrugë ku niveli i ujit është i lartë, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshe.

Përmes një njoftimi për zyrtar Bashkia bën me dije se për shkak të reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, situata pritet të rëndohet, ku ju kërkohet të gjithë banorëve që, në rast emergjence apo nëse konstatojnë prezencë uji në banesat e tyre, të kontaktojnë menjëherë strukturat vendore.