
Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Paris, në kuadër të Kolaicionit Vullnetarmirë për Ukrainën, ka zhvilluar një takim me ministrin francez të drejtësisë.
Sipas asaj që shkruan vetë Rama në rrjetet sociale, gjatë takimit është diskutuar lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal.
“Paris – Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”, shkruan Rama në postimin e tij.



