I ftuar në “Intervista e Ditës” në Fax News me Eliana Hoxhën, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe pjesë e Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Nikola Kedhi ka deklaruar se arrestimi i ish-presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro nuk kishte të bënte me një akt lufte apo shkelje sovraniteti, por me ekzekutimin e një urdhri arresti ndërkombëtar ndaj atij që ai e quan, lider i kartelit “Los Soles”.

Maduro nuk ishte një president legjitim i Venezuelës. Nuk janë vajtur forcat “Delta” të arrestojnë presidentin e një vendi tjetër. Kanë arrestuar liderin e kartelit ‘Los Soles’. Kishte një mandate arresti për këtë njeri dhe vajtën e ekzekutuan këtë mandat-arresti. Nuk është një president legjitim sepse ka humbur zgjedhjet, vitin e shkuar në Venezuelë, ku u faktua për të gjithë botën se i fitoi zgjedhjet kandidati i Opozitës së Bashkuar, Edmundo Gonzalez.”, u shpreh Kedhi.

Kedhi u ndal edhe te dokumenti i fundit i Kongresit Amerikan, i cili, ndër të tjera, i ka lënë një afat 90-ditor qeverisë në Shqipëri për të “rishikuar” në sërë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, tek të cilat ka dyshime për lidhje me para të pista dhe korrupsion, siç janë:

1. Teknologjia & AKSHI
2. Ndërtimi & pasuritë e paluajtshme, veçanërisht projektet luksoze.
3. Energjia – kompanitë shtetërore dhe koncesionet.
4. PPP-të, veçanërisht menaxhimi i mbetjeve dhe rrugët.
5. Bankat – për të shkëputur lidhjet me personat që do të sanksionohen.
6. Turizmi strategjik – projektet që kanë përfituar nga favorizimi politik.

“Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Dhe në një vend anëtar të NATO-s, kemi shkuar përtej korrupsionit. Nuk bëhet më fjalë për korrupsion. Te korrupsioni dikush edhe mbyll sytë, ka prioritete të tjera, e kështu me rradhë. Ndërsa në Shqipëri është tejkaluar kjo gjë dhe është shkuar dhe më tutje, në cënimin e sigurisë kombëtare në Shqipëri dhe në cënimin e interesave amerikane. Përmend këtu rastin e AKSHI-t, rastin “McGonigal”, rasti i zv.kryeministres Balluku. Janë të gjithë këto elementë që kanë cënuar sigurinë kombëtare.

Nga ana tjetër, janë kartelet e drogës, krimi transnacional, korrupsioni në nivelet më të larta, krimi i organizuar, të cilat po ti shkojmë, e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane i përmend në çdo rast që gjen. Edhe në takimet që nuk kanë lidhje me çështjet e sigurisë ajo përmend kartelet e drogës, përmend krimin transnacional këtu, mbrojtjen politike që i bëhet… Me pak fjalë Shqipëria është aty ku ishte Venezuela 6 muaj ose 1 vit përpara ku kishte një presion nga administrata amerikane që, ata të luftonin kartelet e drogës”, tha ndër të tjera Nikola Kedhi.

Po bëjnë të njëjtin presion edhe në Shqipëri. Duke marrë të gjitha këto bashkë, situata në Shqipëri është shumë delikate. Janë shkelur shumë vija të kuqe sa i përket çështjeve të sigurisë, karteleve… Janë disa raporte të Departamentit të Shtetit“, vijoi më tej eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare.

INTERVISTA E PLOTË:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re