Skip to content

EMRI/ Goditi kryeinfermieren se nuk zbatoi protokollin mjekësor, në pranga mjeku në Tiranë

materniteti mbreteresha geraldine e1602426974566


Një mjek në Tiranë, është arrestuar këtë të martë, pasi dyshohet të ketë goditur kryeinfermierën e spitalit ku ai punon.

Sipas njoftimit të Policisë, pretendimi për goditjen vjen si pasojë e kundërshtimit nga ana e kryeinfermieres për zbatimin e një protokollit mjekësor.

Bëhet fjalë për mjekun Julian Habibaj, 53 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor“, njofton policia.

Mësohet se ndaj mjekut kishte 11 shkelje disiplinore për veprime të ndryshme brenda stafit, ndërsa kjo është hera e parë që është kallëzuar në polici.