Skip to content

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Laosit

b2a9b2f0 5742 455d 8858 17ac2380b7f8

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Demokratike Popullore të Laosit, Sh. T. Z. Khamphon Vongsanty.
Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të bazuara në respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi për thellim të këtij bashkëpunimi për të patur rezultate konkrete, veçanërisht në fushat e ekonomisë, turizmit dhe kulturës.
“Shqipëria, – theksoi Presidenti i Republikës, – i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndërkombëtar në mbështetje të paqes dhe stabilitetit.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vlerëson se njohja e Kosovës, mbështetja e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare nga ana e Republikës Demokratike Popullore të Laosit është një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.