
Të premten, pritet të mbahet tryeza e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me partitë opozitare, shoqërinë civile dhe organizata të tjera.
Burimet bëjnë me dije se Partia Demokratike do të propozojë datën 24 Janar si ditën për të mbajtur protestën kombëtare. Më pas do të jenë të gjithë që do të vendosin mbi këtë propozim, nëse do të qëndrojnë në këtë datë apo do të vendosin për një tjetër.
Një ditë më parë Berisha tha:
“Të gjitha partitë pa përjashtim do ftohen. Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe, të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës. Janë të ftuara pa përjashtim të gjitha.”



