Skip to content

Përmbytjet dëmtojnë rrjetin, ndërpritet furnizimi me ujë në Fier

640 0 695e7c7c4be0f

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin prej ditës së djeshme kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturë, ndërsa zonat pranë lumenjve po përballen me përmbytje.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier njofton se për shkak të prurjeve të shtuar të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore, disa nga puset që furnizojnë me ujë Fierin janë dëmtuar nga presionet e krijuara.

Si pasojë, është vendosur kufizim i furnizimit me ujë, duke nisur nga ora 16:00 e ditës së sotme dhe deri në një njoftim të dytë.

Ujësjellësi bën me dije se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për stabilizimin e situatës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë për banorët e zonës.