Situata nga rreshjet në qarkun e Beratit, 10 fshatra në Njësinë Administrative Potom në Skrapar janë pa energji elektrike. Niveli i lumit Osum drejt rritjes, në ujë disa hektar tokë bujqësore në fshatin Veterrik dhe zonën e Dafinave në bashkinë Dimal.
Rreshjet e shiut,që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme kanë filluar të shfaqin edhe problemet e para në qarkun e Beratit.
Era e fortë ka lënë që prej mëmgjesit të sotëm pa drita 10 fshatrat: Backë, Gjergjovë, Koprenckë, Gërmenj, Visockë, Qafë Helms, Melskë, Nikollarë, Dyrmish dhe Staraveckë në Njësinë Administrative Potom në bashkinë Skrapar.
Burime nga OSHE Berat konfirmojnë se grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e shtyllave të dëmtuara nga era dhe rikthimin e energjisë në këto fshatra malore.
Po kështu,edhe niveli u lumit Osum është duke u rritur,aktualisht ai ndodhet në kuotat mesatare. Për shkak të rritjes së nivelit të ujërave të lumit Osum, janë në ujë disa hektar tokë bujqësore në fshatin Veterrik dhe zonën e Dafinave në bashkinë Dimal.
Gjatë mesditës së sotme ka pasur prezencë gurësh në vëndin e quajtur “Rripi i Strorës” në Skrapar por pa penguar qarkullimin, ku po punohet pët pastrimin e tyre.
Deri më tani nuk raportohen situata emergjente,rrugë apo banesa të rrezikuara nga uji.
