Skip to content

Autobusi plot me nxënës humb kontrollin dhe përmbyset, dyshohet për shkak të shpejtësisë së lartë

buss sd 1140x570 1

Një autobus shkolle që transportonte shtatë nxënës të shkollës fillore nga Cervaro, në provincën e Frosinone në Itali, doli jashtë kontrollit dhe u përmbys në kthesë dhe dyshohet për shkak të shpejtësisë së lartë teksa po përshkonte kthesën.

Sipas medias, fëmijët u detyruan të dalin nga automjeti duke thyer xhamin e pasmë. Fatmirësisht, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, por të tronditur nga ngjarja.

Njëri prej nxënësve u dërgua në spital pasi kishte pësuar një mavijosje të lehtë në kokë.

Në vendngjarje mbërritën oficerët e policisë, të cilët po kryejnë hetime për të rindërtuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.