Dimali është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në vend.
Një qytetar shprehet se këto përmbytje mund të kenë ardhur nga dalja e Osumit.
“Ka dalë Osumi dhe ne mendojmë se përmbytjet kanë ardhur si pasojë e pritave që janë bërë poshtë urës së re.
Ne besojmë se vjen nga ajo, sepse nuk ka bërë vaki që brenda një muaj e gjysmë të jetë përmbytur dy herë kjo zonë.
Nuk ka ndodhur kurrë. Sot në mëngjes ndodhi përmbytja e dytë”, shprehet qytetari.
