
Medin Memeti është pjesë e një investigimi në Australi, për racizëm ndaj Justin Vidiç.
Lojtari serb është ankuar, ndërsa pretendon se Memeti e ka thirrur “cigan” gjatë ndeshjes së fundit të luajtur më 6 janar.
Melbourne City nuk ka reaguar për akuzat ndaj talentit të tyre shqiptar. Kjo çështje është bërë e madhe në Australi, ndërsa së fundmi është njoftuar se investigimi po kryhet nga federata.
Një situatë që u faktua ishte në vitin 2017, kur portieri Dean Buzanis që luan aktualisht me Brisbane u dënua për pesë ndeshje. Asokohe ishte pjesë e Melbourne dhe e quante Besart Berishën e Melbourne Victory një “cigan”.
Memeti është 18 vjeç dhe bën pjesë tek Australia U-19.
Melbourne City, ku aktivizohet sulmuesi shqiptar, fitoi 1-0 ndaj Brisbane Roar.
