
Ka marrë përmasa të frikshme zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.
Raportohet se, për shkak të materialeve tekstile lehtësisht të djegshme, zjarri është vështirë të vihet nën kontroll. Ndërkohë në vendngjarje janë përqendruar të gjitha forcat zjarrfikësve, si dhe janë tërhequr edhe ato që ndodheshin në Durrës për përmbytjet.
Mësohet se është kërkuar ndihma edhe e ushtrisë dhe zjarrfikësve të Elbasanit, Vorës, Durrësit dhe qyteteve të tjera.
LEXO EDHE: VIDEO/ A fshihen interesat e ndërtimit pas zjarrit masiv te tregu i “5 Majit”?
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.