Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara dhe ditën e sotme,  e enjte 8 Janar, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman.

Rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme do të ketë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës.

Prej ditës së nesërme, e premte 9 Janar, pritet rënie e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë.

DËBORA DHE NGRICA

Sot (e enjte, dt. 08) dhe nesër (e premte, dt. 09) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat në Veri, Lindje dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugore.

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt. 08) dhe nesër (e premte, dt. 09) në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare. Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në  Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURA

Nesër (e premte, dt. 09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 12 °C

në vendet e ulëta: -2 / 9 °C

në vendet malore:  -6 / 6 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt. 08) dhe nesër (e premte, dt. 09) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re