
Kanë dalë pamjet e para nga momenti i nisjes së zjarrit në tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku sipas tyre dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar flakët që më pas u përhapën me shpejtësi, duke sjellë një katastrofë të vërtetë.
Dëmet e shkaktuara nga zjarri i mbrëmshëm janë të konsiderueshme, ndërsa dhjetëra njësi tregtare dhe magazina janë shkrumbuar, duke lënë shumë tregtarë pa burimin e tyre të vetëm të të ardhurave.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është riaktivizuar sërish një vatër zjarri në të njëjtën zonë. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mbajnë situatën nën monitorim për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikime të detajuara për të konfirmuar zyrtarisht shkakun e zjarrit, ndërsa zona vijon të mbetet e rrezikuar.



