Lajm i bujshëm meraktoje nga Brazili: Inter është në gjurmët e Robinho Jr, djalit 18-vjeçar të ish sulmuesit të Milanit dhe Real Madridit.

Sipas portalit “UOL”, talenti i Santos, ka përfituar nga pushimet e fundvitit për të udhëtuar drejt Italisë dhe për të vizituar strukturat e klubit zikaltër

Inter-Robinho Jr, shifrat  

Drejtuesit e klubit zikaltër, që interesohen për futbollistin prej 1 viti, kanë bërë një tentativë konkrete për ta marrë Robinho Jr që në janar duke ofruar një shifër të rëndësishme, 22 milionë euro(18 milionë vlerë fikse dhe 4 milionë në formën e bonuseve). Një propozim ky që nuk i ka pëlqyer Santosit që e refuzoi atë duke shtyrë çdo diskutim për në muajt e verës, kur do të jetë i detyruar të vlerësojë shitjen e futbollistit që ka një kontratë deri në 2027 tek ofertuesi më i mirë

Robinho Jr nuk është i bindur nga Interi

Por jo vëtëm kaq, vetë Robinho Jr dëshiron të kuptojë nëse ky është momenti i duhur për të lënë Brazilin dhe me siguri ai dëshiron të luajë në vendlindje të paktën edhe gjysmën e parë të vitit. Për këtë arsye Interi shfaqi gatishmërinë ta blejë kartonin e futbollistit menjëherë për ta lënë atë të luajë me Santosi deri në qershor. Por si Santosi, ashtu edhe familja e Robinho Jr nuk janë shumë të bindur nëse kjo është zgjidhja e duhur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re