Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, Elkjer Tafçiu, që vodhi një shumë parash dje, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë.

I arrestuari, sipas policisë, është një person me precendent të mëparshëm penalë për vjedhje me dhunë.

Ndalimi i tij u bë në ‘Rrugën e Qelqit’, në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme, në një market në zonën e Yzberishtit, ku 40-vjeçari, nën kërcënimin e thikës, mori xhiron ditore.

LEXO EDHE: Grabitet marketi në Yzberisht/ Tentoi të ndalojë autorin, plagoset kasierja

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re