
Gjatë minutave shtesë të ndeshjes Milan-Genoa, kur rezultati ishte 1-1, gjyqtari akordoi një penallti për ekipin mik.
Goditjen nga 11-metërshi e mori përsipër futbollisti Stanciu. Por përpara ekzekutimit të goditjes, mbrojtësi serb i Milanit, Pavlovic, u filmua duke dëmtuar qëllimisht pikën e penalltisë.
Goditja e Stanciut përfundoi mbi portë, duke bërë që rezultati i ndeshjes të mos ndryshonte deri në mbyllje. Kjo bëri që në rrjetet sociale të shpërthejnë polemikat.
