Skip to content

Berisha i përgjigjet podcastit të Ramës: Sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot ndaj kryeministrit podcastit të kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar për mënyrën se si po trajton situatën e përmbytjeve që ka përfshirë disa zona të vendit.

Sipas liderit të opozitës, Rama nuk ka dhënë ende përgjigje konkrete për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve të prekur, të cilët vazhdojnë të vuajnë pasojat e reshjeve të fundit dhe përmbytjeve masive.

Në reagimin e tij, Berisha apelon për një përgjigje të menjëhershme të autoriteteve qendrore dhe lokale, duke e konsideruar emergjencën një prioritet kombëtar, që nuk mund të shmanget ose të përdoret për qëllime politike.

Reagimi i plotë i Berishës:

Ramaduro sot sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij!

Të dashur miq, në monologun e tij të neveritshëm, Ramaduro sot nuk foli për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve që nga Gjirokastra në Shkodër kanë banesat të përmbytura. Me këtë, ai mirë bëri, sepse përveç motit, shkak tjetër madhor i gjendjes së tyre të vështirë është vetë ai dhe ministrat e tij që, të pangopur, kanë vjedhur fondet e investimeve në infrastrukturën mbrojtëse nga përmbytjet.

Por Ramaduro foli për menderen e tij.

Ai, si peng i Lubisë, pasi ka bllokuar nëpërmjet 83 mandateve të tij të krimit heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, përsëri sulmoi sot drejtësinë e tij, e cila sipas tij “nuk është as e paanshme dhe as cilësore”.

Me këto akuza, Ramaduro dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë!

Me këtë qëndrim, Rama sërish pranon fajësinë e tij dhe ky qëndrim është një apel për çdo shqiptar të ngrihet për largimin e tij nga pushteti, një ditë e më parë!