Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë, sot (e diel, dt. 11) pritet që ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë.

Rrezik të shtuar për përmbytje lokale, ditën e sotme, do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Ditën e nesërme (e hënë, dt. 12) pritet rënie e prurjeve dhe niveleve në këta lumenj.

Lumi Drin- Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.

TEMPERATURA DHE NGRICA

Sot pasdite (e diel, dt. 11) dhe nesër (e hënë, dt. 12) si pasojë e temperaturave të ulëta në Veri, Lindje dhe Juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt. 11) dhe nesër (e hënë, dt. 12) priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje deri lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 600 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURA

Nesër (e hënë, dt. 12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 5 °C

në vendet e ulëta: -3 / 5 °C

në vendet malore: -10 / -1 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt. 11) dhe nesër (e hënë, dt. 12) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare ndërsa mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re